7239775

Miftar Povataj dhe Hatixhe Povataj (Zekaj)

BIOGRAFIA

MIFTAR POVATAJ Lindi me 25 mars 1945 në fshatin Strellc të epërm komuna Deçan. Rrjedh nga një familje patriotike dhe përparimtare. Në të kaluarën që nga sundimi otoman familja Povataj u dallua me një patriotizëm të pashoq ku vlen ta përmendim Rrustem Povataj të cilit edhe sodë e kësaj dite i këndohet kënga për trimërinë e tij. Në periudhat e pushtimit serbo çetnik vlen të përmendet heroizmi i gjyshit të dëshmorit Miftar Povataj, Avdyl Povataj i cili u dallua ne lufte në Novi Pazar, ku edhe u plagos. Gjithashtu edhe babai i dëshmorit Demë Povataj ka shërbyer në xhandarmerinë në kohen e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mehmet Gradices , kurse me vone në kohen e komunizmit Jugosllav është përjashtuar nga partia si i papërshtatshëm ideo politikisht, që do të thotë nuk është pajtuar asnjëherë me regjimin serbo sllav dhe u largua nga puna .Nga pushteti dhe persekutimet serbomadhe nuk u kursyen as figurat tjera, ku vlen të përmendet edhe pishtar i arsimit dhe drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri” Haki Povataj i cili e dha jetën në polici duke e mbrojtur arsimin shqip. Miftar Povataj Shkollën fillore e kreu në Strellc dhe Isniq, kurse të mesmen në Gjimnazin e Pejës, ku menjëherë u punësua si mësues në Xerxë të Dragashit dhe Gjonaj të Hasit, ku me vonë vazhdoi mësimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike ne Gjakovë ku edhe e kreu me sukses, e pastaj u punësua si arsimtar i Bilogjisë në Shkollën Fillore “Bajram Curri ” në Strellc ku punoi 30 vite me radhë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinjve. Qysh si nxënës i shkollës së mesme kishte marr pjesë në demonstrata e vitit 1968 ku ra në sy të xhandarmerisë serbe si aktivist me ç’ rast e burgosen. Ishte shok edhe moshatar i Isuf Gervalles. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk pushoi aktivitetin e vet për të mirën e kombit. Lufta e fundit në Kosovë më 1998 e gjeti Miftarin të angazhuar në shërbim të popullit, ku me 12 Prill u inkuadrua në luftën çlirimtare ku aktivist i fashiti mori pjesë në të gjitha takimet dhe iniciativat në nivelin të fshatit për furnizim me arme, ku me ketë datë u nisen 600 veta për arme me lejen e shtabit të Gllogjanit por u kthyen sepse helikopterët penguan. Me 20 Prill të paret në fshat shkuan për arme ishin lagjja e Istrefaj, kurse me 1 Maj shkuan 100 veta për arme nëpër bjeshkët të Nemuna . Me datën 23 Maj përfaqësuesit e fshatit strellc i epërm më në krye komandantin e fshatit Shaban Avdimetaj shkuan në Gllogjan ku u caktua zonat mbrojtëse për Dukagjinit me ç’ rast strellci mbeti ne zonën e V me seli në Isniq me komandant Skender Regjametaj. Me 25 Maj 1998, filloj lufta në strellc të epërm ku forcat të mëdha policore dhe ushtarake e sulmuan strellcin . Me datën 28 Maj në shtëpinë e Muharrem Isuf Hasaramaj u formua shtabi i mbrojtjes së fshatit me ç’ rast komandant u zgjodhe Shaban Avdimetaj kurës zëvendëskomandant Dukagjin Povataj dhe disa antar të shtabit nder ta ishte edhe Miftar Demë Povataj i cili u zgjodh antar i shtabit për logjistik–furnizim të cilën punë e kreu me nder duke shkuar disa herë në Malishavë dhe Mamushë për mill dhe gjëra tjera të nevojshme për ushtar dhe popullatën civile.Miftari ishte një ndër më të rregulltit në roje ku ishin të caktuara pikat mbrojte të fshatit nga ana e Shtabit, edhe pse ishte antar i Shtabit deri diku i shtyrë me moshe , gjithashtu mori pjesë në të gjitha mbledhjet e Shtabit, njëherë dha kontribut të madh në motivin e ushtrave të ri dhe të papërvojë. Me 19 maj1998 përsëri forca te mëdha te armikut sulmuan fshatin Strellc te Epërm me ç’ rast u stacionuan në qendër të fshatit buzë rrugës se asfaltuar me ç’ rast u vranë dy fshatar Arif Mamudemaj dhe Regjep Jasharaj. Aktiviteti i Miftarit në radhët e UÇK zgjati deri me 09.09.1998 kur u largua përkohësisht për tu kthyer përsëri pas një muaji ku vazhdoi aktivitetin si aktivist i fshatit dhe si arsimtar në shkollën fillore të fshatit. Në vitin 1999 me rastin e sulmeve të NATO-s mbi pozicionet Serbe fshati Strellc i Epërm kishte pozitën shumë të keqe sepse nëpër fshat kalonte rruga e asfaltuar kurse forcat agresore serbe të nervozuara nga sulmet e pandërprera mbi pozicionet e tyre e ndermirën aksion në shkallë të gjerë kundër popullsisë civile kështu që Miftari me familje u detyrua të evakuohet për në vende me të sigurta ku shkoi në fshatin Strellc i Poshtëm, gjithashtu organizoi dhe ndihmoi evakuimin e bashkëfshatarëve tjerë për në vende-fshatra pak me të sigurta. Në mars të vitit 1999 Miftar Povataj me familje duke qëndruar në Strellc të Poshtëm në familjen e Demë Dautaj papritmas ranë disa granata nga ajri me ç’ rast vdiqën 5 vet nder ta ishte edhe i zoti i shtëpisë Demë Dautaj kurse Miftar Povataj me bashkëshorten Hatixhen u plagosen rendë. Me rastin e plagosjes në fshatin Strellc i Poshtëm ju dha ndihma e parë e pastaj të afërmit që gjendeshin aty e dërguan menjëherë Miftarin dhe Hatixhen në fshatin Zhebelne një spital të improvizuar të UÇK mirëpo dita ditës agresori behej edhe me i tërbuar kështu që u pamundësua qëndrimi ne Zhabel kështu qe pastaj u dërguan ne Bardhaniq ne një tjetër spital të UÇK, ku forcat serbe të nervozuara nga sulmet e pandërprera të NATO-s mbi caqet serbe dhe sukseset e UÇK-s te plagosurit qe gjendeshin te shtrirë Miftar dhe Hatigje Povataj se bashku me 5 të plagosur tjerë i dogjën për se gjalli me 6 prill te vitit 1999, kurse popullatën civile shumicën e dëbuan për në Shqipëri.Miftari la pas vete5(pesë) djem e 2(dy) vajza te cilët ndjekin veprën e ti dhe mburren me veprën e prindërve te tyre te cilët ranë heroikisht për atdhe.

HATIXHE ZEKAJ – POVATAJ

Kontakt: besmiri_13@hotmail.com